<
Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/plugins/jetpack/class.frame-nonce-preview.php:1) in /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/themes/vamtam-landscaping/vamtam/classes/enqueues.php on line 270

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/plugins/jetpack/class.frame-nonce-preview.php:1) in /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/themes/vamtam-landscaping/vamtam/classes/enqueues.php on line 274
MROJTJA E KULTURAVE BUJQËSORE NGA NGRICAT PRANVERORE – Keshilla Bujqesore

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, ŠUMARSTVO I RURALNOG RAZVOJA
MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

INSTITUTI BUJQËSOR I KOSOVËS
KOSOVSKI INSTITUT POLJOPRIVREDE
KOSOVA INSTITUTE OF AGRICULTURE

Ulja e ndjeshme e temperaturave në vitet e fundit ka rezultuar me dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore e në veçanti te pemët frutore. Në kulturat pemëtare, dëmet më të mëdha nga ngricat e vonshme pranverore shkaktohen në fazën e lulëzimit dhe në atë të formimit të frutave.

Pas vrojtimit të vazhdueshëm të kushteve agroklimatike në këto periudha, rekomandohet që të ndërmerren disa masa agroteknike me qellim të menaxhimit të këtyre situatave të pa parashikuara. Masat agroteknike për menaxhimin e ngricave pranverore dhe temperaturave të ulëta në pemët frutore janë:

  • Trajtimi i pemishtes me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat nën zero °C;
  • Spërkatja e pemishtes me ujë në formë shiu artificial nga momenti kur fillojnë ngricat, ku sasia e ujit për m2është min. 25 l;
  • Kur temperatura të arrijë -0.5 °C rekomandohet që në rreshta të pemishtes dhe përreth saj të ndezët kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës në pemishte;
  • Ngrohja me vazo të metalta të cilat mbushen me naftë dhe tekstil për djegie

Ndërsa këto ulje të temperaturave gjatë këtyre viteve kanë sjellë probleme dhe dëme edhe në kulturat perimore të mbjella në ambiente të mbrojtura (në sera). Ulja e temperaturave nën 5 0C tek kulturat perimore janë shumë të dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë. Masat mbrojtëse që duhet marrë janë rregullimi i temperaturës në sera ku minimumi i mundshëm të mos jetë nën 100C. Ngrohja mund të bëhet në disa forma:

  • Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit;
  • Ngrohja me rrymë;
  • Ngrohja klasike me dru;
  • Ujitja e mire e serës me qëllim që të krijoj avuj uji ne serë;
  • Të përdoret agro-foli;
  • Trajtimi i fidanëve me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *