<
Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/plugins/jetpack/class.frame-nonce-preview.php:1) in /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/themes/vamtam-landscaping/vamtam/classes/enqueues.php on line 270

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/plugins/jetpack/class.frame-nonce-preview.php:1) in /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/themes/vamtam-landscaping/vamtam/classes/enqueues.php on line 274

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-content/plugins/jetpack/class.frame-nonce-preview.php:1) in /nfs/c06/h06/mnt/92752/domains/es-bs.com/html/wp-includes/feed-rss2.php on line 8
Keshilla Bujqesore http://es-bs.com Tue, 19 Nov 2019 15:14:11 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.3.3 MROJTJA E KULTURAVE BUJQËSORE NGA NGRICAT PRANVERORE http://es-bs.com/2017/04/11/mrojtja-e-kulturave-bujqesore-nga-ngricat-pranverore/ http://es-bs.com/2017/04/11/mrojtja-e-kulturave-bujqesore-nga-ngricat-pranverore/#respond Tue, 11 Apr 2017 12:47:49 +0000 https://landscaping.vamtam.com/?p=11947

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, ŠUMARSTVO I RURALNOG RAZVOJA
MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

INSTITUTI BUJQËSOR I KOSOVËS
KOSOVSKI INSTITUT POLJOPRIVREDE
KOSOVA INSTITUTE OF AGRICULTURE

Ulja e ndjeshme e temperaturave në vitet e fundit ka rezultuar me dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore e në veçanti te pemët frutore. Në kulturat pemëtare, dëmet më të mëdha nga ngricat e vonshme pranverore shkaktohen në fazën e lulëzimit dhe në atë të formimit të frutave.

Pas vrojtimit të vazhdueshëm të kushteve agroklimatike në këto periudha, rekomandohet që të ndërmerren disa masa agroteknike me qellim të menaxhimit të këtyre situatave të pa parashikuara. Masat agroteknike për menaxhimin e ngricave pranverore dhe temperaturave të ulëta në pemët frutore janë:

  • Trajtimi i pemishtes me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat nën zero °C;
  • Spërkatja e pemishtes me ujë në formë shiu artificial nga momenti kur fillojnë ngricat, ku sasia e ujit për m2është min. 25 l;
  • Kur temperatura të arrijë -0.5 °C rekomandohet që në rreshta të pemishtes dhe përreth saj të ndezët kashtë e lagur me qellim të tymosjes e cila ndikon direkt në ngritjen e temperaturës në pemishte;
  • Ngrohja me vazo të metalta të cilat mbushen me naftë dhe tekstil për djegie

Ndërsa këto ulje të temperaturave gjatë këtyre viteve kanë sjellë probleme dhe dëme edhe në kulturat perimore të mbjella në ambiente të mbrojtura (në sera). Ulja e temperaturave nën 5 0C tek kulturat perimore janë shumë të dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë. Masat mbrojtëse që duhet marrë janë rregullimi i temperaturës në sera ku minimumi i mundshëm të mos jetë nën 100C. Ngrohja mund të bëhet në disa forma:

  • Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit;
  • Ngrohja me rrymë;
  • Ngrohja klasike me dru;
  • Ujitja e mire e serës me qëllim që të krijoj avuj uji ne serë;
  • Të përdoret agro-foli;
  • Trajtimi i fidanëve me aminoacide dhe ushqim foliar së paku dy ditë para se të ulën temperaturat.
]]>
http://es-bs.com/2017/04/11/mrojtja-e-kulturave-bujqesore-nga-ngricat-pranverore/feed/ 0
Thirrje për çertifikim të këshilltarëve http://es-bs.com/2014/09/01/thirrje-per-certifikim-te-keshilltareve/ Mon, 01 Sep 2014 16:39:51 +0000 https://landscaping.vamtam.com/?p=6748

Departamenti i Shërbimeve Këshilluese Teknike shpall:
Thirrje për Aplikim për certifikim të këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nr. 04/L-74/ (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 04/19 Mars 2012), si dhe në Udhëzimin Administrativ 07/2015 të MBPZHR-ës, me Nr. Protokolli 2998, datë 06.11.2015 Për Formën, Përmbajtjen dhe Procedurat e Dhënies se Provimit Profesional dhe Certifikatës për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

Ju bëjmë thirrje për aplikim të gjithë të interesuarve për t’u certifikuar për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kandidatët e interesuar për certifikim si Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural duhet t’i plotësojnë kriteret sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ 07/2015, si më poshtë:

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë diplomë universitare nga këto fakultete: Fakulteti i Bujqësisë, Veterinës, Agro-ekonomik, dhe Pylltari;
  2. Dëshmi së paku një (1) vit përvojë pune në Bujqësi dhe Zhvillim Rural;
  3. Dëshminë se nuk është nën hetime.

Vendi ku do të mbahet trajnimi do të jetë Qendra Trajnuese në Lipjan.

Trajnimet janë paraparë t’i kenë 5 module që zgjasin 10 ditë.

Pas shqyrtimit të aplikacioneve, kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim do të njoftohen më konkretisht për trajnime.

Thirrja për aplikim është e hapur nga data 05.02.2019 deri më 06.03.2019.

Formulari për aplikimit mund t’i merrni dhe të dorëzohen në Zyrën e Arkivës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ndërtesa e Ish Partive Politike në Prishtinë, nr.242 kati II zona C.

Për ndonjë paqartësi mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, si dhe në telefon.

Tel : 038 212 987 / mob. 044 138 494

E-mali: tahir.halitaj@rks-gov.net

E-mali: gazmend.xhelili@rks-gov.net

 

Shkarko formularin këtu.

]]>
INFORMATË http://es-bs.com/2014/03/22/informate/ http://es-bs.com/2014/03/22/informate/#respond Sat, 22 Mar 2014 20:56:53 +0000 https://landscaping.vamtam.com/?p=300

Te nderuar fermerë, përfaqësues te bizneseve bujqësore rurale, dhe përfaqësues te ekonomive familjare te Kosovës,

Ju informojmë se është shpall thirrja për aplikim për grande ne pesë (5) masat e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim rural te Kosovës 2019.

Siç e dini ne kuadër te MBPZHR-ës është Departamenti i shërbimeve këshillimorë për bujqësi dhe zhvillim rural, andaj ju informojmë qe
ne secilën komune kemi Qendrat Informative Komunale Këshilluese për Bujqësi (QIKK). Ju mund te drejtoheni ne këto qendra për te marr informata shtese dhe përkrahjen ne mbushjen e aplikacioneve, konsultime për biznes plane dhe kompletim te dokumenteve.

Ne secilën komune janë zyrtarët për shërbime këshilluese ne kuadër te drjetorateve te bujqësie, andaj ju ftojmë qe për gjerat qe u ceken me lart te drejtoheni ne këto zyre pa hezitim.

Ne webfaqen e agjencinë për zhvillimin e bujqësisë po ashtu edhe ne keshillabujqesore.com gjeni thirrjen për aplikim si dhe dokumentet përcjellëse te programit dhe masat qe mund te aplikoni.

Thirrje per Aplikim

Me respekt
Zyra për informim pran DSHKT

]]>
http://es-bs.com/2014/03/22/informate/feed/ 0